Ukraina zbeh bashkimin Euroaziatik

23/04/2014 00:00

Prej vitesh presidenti i Rusisë, Putin ndjek idene e një Bashkimi
Euroaziatik, për të cilin do të vendoset këtë pranverë, megjithate
projekti ngre shumë pyetje e kjo jo vetëm për shkak të krizës në
Ukrainë.

Aneksimi i Krimese e nxorri nismen e Vladimir Putinit ne plan te dyte. Zyrtarisht, ajo duhet te miratohet kete pranvere e zbatimi te nise vitin qe vjen. Bashkimi Euroaziatik do të krijohet nga unioni doganor ndërmjet Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit, ekzistues qe prej 2010-tes, e do të përfshijë edhe ish-republika të tjera sovjetike.

Armenia dhe Kirgistani jane shprehur tashme te gatshme te marrin pjesë. ne lidhje me natyren e unionit te propozuar, pikepamjet jane te ndryshme. Perpara dy vjetesh ne Dublin, ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton e cilesoi kete hap “nje përpjekje për risovjetizimin e rajonit”. “Emrin mund ta kete ndryshe, por ne dimë qëllimin dhe kërkojmë mënyra efektive, që e ngadalësojnë këtë zhvillim, apo e pengojnë atë”, paralajmëroi Clinton.

Zëdhënësi i Putinit, Dimitri Peskov, deklaroi asokohe se kryediplomatja e kishte keqkuptuar krejtësisht situatën. Ideja e një federate shtetesh vjen nga lideri i fundit sovjetik Mihail Gorbaçov. Kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë, Gorbacovi u përpoq të bashkonte edhe një herë atë që nuk mbahej dot më bashkë. Për një union të republikave ish-sovjetike është shprehur që në vitin 1994 presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbajev. Putini e rimori këtë ide tetorin e vitit 2011, perpara se të kthehej në postin e presidentit. Në një artikull në gazetën ruse “Izvestia”, ai theksonte se nuk planifikon një Bashkim të ri Sovjetik, por e përshkruante më tepër një Bashkim Euroaziatik sipas modelit të BE-se dhe zonës Shengen me lëvizjen e lirë të kapitalit, shërbimeve dhe fuqisë punëtore.

Top Channel