Spanja, e gjitha kundër Mourinho-s

23/04/2014 00:00

Të ashpra kanë qenë mediat sportive spanjolle ndaj Mourinho-s. Një ditë pas barazimit të Atletico Madrid ndaj Chelsea-t, në takimin e parë të gjysmëfinaleve të Champions-it, titujt e prestigjiozeve online kanë qenë si në vijim:

“Autobus me dy kate” i parkuar në zonën e Chelsea-t (Mundo Deportivo), “Muri” ndaj të cilit iu desh të ndesheshin madrilenët (AS) dhe “S’ka futboll, s’ka gola”, ka qenë titulli edhe më skandaloz i të përditshmes katalanase “Sport”.

Në Spanjë nuk e kanë pritur aspak mirë sjelljen taktike, me të cilën vështirë të humbasësh, të aplikuar nga Chelsea i Jose Mourinho-s në gjysmëfinalen e zhvilluar në “Vicente Calderon”.

“Skuadra angleze – ka ironizuar “Mundo Deportivo”, – mbërriti në Madrid në bordin e një autobusi të madh, tipik londinez, me dy kate, dhe u vendos brenda Calderon-it”.

…Sepse i vetmi synim i Mourinho-s, “specialist i këtyre ndeshjeve, sidomos në ture decizive”, ishte vetëm “humbja e kohës. E gjithë sjellja e Chelsea-t në fushë tregoi atë që Atletico ka pasur frikë prej kohësh në Europë”.

Top Channel