Biznesi: Të shkrihet Apeli i Tatimeve

23/04/2014 00:00

Biznesi kërkon shkrirjen e Drejtorisë së Apelimit tek tatimet, pasi
gjykon se kjo strukturë nuk zgjidh çështjet e adresuara nga
tatimpaguesit.

Avokati i Tatimpaguesve, Artur Papajani tha se ne vetem 5 % të rasteve të vendimeve te apelimit të gjobave që tatimorët u vendosin bizneseve, kane qene ne favor të tyre.

“Është një hallkë e tepërt që ka kosto për biznesin, është kosto administrative, sepse duhet të ngurtësosh para për të bërë apelim dhe përgjigjja dihet. Vetëm 5 për qind që ka qenë pro biznesit ka qenë e papranueshme.Prandaj, kudo ku kam përfaqësuar biznesin dhe me drejtuesit kam kërkuar të shkrihet Drejtoria e Apelimit Administrativ dhe biznesi të shkojë në gjykatë”,tha Papajani.

Një tjetër shqetësim që bizneset i shprehën avokatit të tatimpaguesve është ajo e mbivendosjes së kontrolleve tatimore.

“Unë ju sugjeroj, që në rast se ju vinë njerëz të tillë me duar në xhepa, mbyllini derën dhe ankohuni tek titullari në mënyrë të menjëhershme”,tha Papajani.

Këto çështje u diskutuan në një tryeze te Dhomes se Tregtise dhe Industrise.
 

Top Channel