Depp feston 28-vjetorin e Amberit, me dhurata romantike

23/04/2014 00:00

Thonë se diamantët janë shokët më të mirë të femrave. Dhe, pasi i dhuroi një të tillë të mahnitshëm Amber Heard, Johnny Depp e ka mbushur të fejuarën e tij me dhuratat më romantike.

Të martën ajo festoi 28-vjetorin e lindjes, teksa aktori i famshëm i kishte bërë dhuratë një buqetë gjigante trëndafilash të kuq, një tortë të shkëlqyeshme në dukje, si dhe një vizitë në librarinë popullore të New York City-t, ndoshta për të zgjedhur edhe ndonjë prej autorëve të saj të preferuar.

Aktori 50-vjeçar e kishte shoqëruar më pas Amberin për një darkë të shijshme në “Il Buco”. I veshur “casual”, disi sportiv dhe me xhinse të “grisura”, por me xhaketë lëkurë dhe këpucë të zeza e me syze, aktori dukej i përafruar me stilin “e ulët” të Amber-it, që mbante veshur një kostum të shndritshëm lëkure, e po ashtu edhe një bluze të zezë.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel