Konflikti për pronën është një nga më të përgjakshmit sot në Shqipëri. Në 20 vitet e fundit nga të dhënat e bëra publike raportohet se janë vrarë për cështje pronësie rreth 8200 persona, numër i cili mund të konsiderohet një bilanc lufte.

Fenomeni fatalist vjen kryesisht për shkak të kaosit të dokumentacioneve dhe hartave të pronave.

Kjo eshte ana e humbjeve njerezore dhe me e renda, por fatura e pronave shkon edhe me larg. Pertej lenies se hapur te mundesive per te gjeneruar konflikte te tjera, shteti aktualisht ka mbi supe nje barre tejet te madhe financiare per te kompensuar ish-pronaret. Fature e cila me se shumti u rendon xhepave te taksapaguesve.

Ne fund te ketij muaji, me 30 prill, perfundon afati i vendimmarrjes se AKKP per dosjet e patrajtuara, te cilat jane 7300. Por edhe pse agjencia ka detyre kryesore te marre vendim per keto dosje, prej shtate muajsh nuk eshte marre asnje vendim. Duke e bere situaten e pronave edhe me kaotike. Ligji i vitit 2004 parashikon qe brenda 2014 te perfundoje procesi i kthimit dhe kompensimit te pronave, gje e cila tashme duket e pamundur.

Sipas nje studimi te realizuar nga Shoqata Pronesi me Drejtesi, fatura financiare e pronave disa vite me pare kapte shifren e 20 miliard eurove dhe duke pasur parasysh ligjin 7501, ku cdo prone qe nuk kthehet fizikisht transformohet ne fature financiare, kjo fature rendon direkt per te gjithe taksapaguesit shqiptare.

Se sa perkthehet kjo barre ne terma financiare, asnje qeveri nuk ka bere ndonjehere publike shifren. Dhe po t’i bashkengjisesh edhe faturen financiare qe Strasburgu i dergon qeverise shqiptare per te demshperblyer pronaret, kostoja behet e pallogaritshme.

Ne pamundesi per te zgjidhur ceshjen e pronave, pronaret kane gjetur si aleatin e tyre gjykaten e strazburgut. Por, vetem per 413 ceshjte te pranuara per gjykim ne gjykaten e strazburgut, jane paguara 1.5 miliard euro. Po per rreth 50 mije vendime qe kane kompensim, sa shkon fatura financiare nese ato te gjitha do t’i drejtoheshin strazburgut?

Ne daten 8 prill te ketij viti, Kjo gjykate mori vendim per 10 kerkesa me vlere 8 milion euro. Nderkohe qe me pare eshte bere i ditur vendimi se kjo gjykate ka pranuar si te drejta 101 ceshtje per pronesi. E nese edhe per ato jepet vendimi, sa do te jete kostoja e radhes per shtetin?

Familja nga Durrësi që kërkon drejtësi

Në prillin e katër viteve më parë, nën efektin e zhgënjimit të pamatë për moszgjidhjen e cështjes së pronësisë, ai mori tre nga katër fëmijët e tij dhe u ngjit në tarracën e një pallati përballë Ministrisë së Drejtësisë duke kërcënuar me vetëhedhje.

Sot, kur kanë kaluar disa kohë nga ngjarja, Feriz Haxhija nga Durrësi rrëfen për shkaqet që e cuan të ndërmarre atë veprim, aq shumë të komentuar ato ditë, por tashmë të lënë krejt në harresë.

“Kishim besimin se dicka do të zgjidhej, ndaj i mora dhe fëmijët për të treguar që janë tre fëmijë që nuk kanë bukë të hanë. Janë në një fukarallëk ekstrem dhe i mora me vete, ndoshta deri aty nuk do të arrinim. Mund të hidhesha unë, por jo fëmijët. Kishim besim që do na jipnim të drejtën që na takon, por edhe kjo s’ndodhi. Nuk na jepte kurrkush të drejtën. Vetëm na sorollatnin. Paguaj lekë këtej, paguaje lekë andej. Me borxhe deri në fund dhe nuk e dimë se si do paguajmë këto borxhe që kemi paguar për atë pronë”, thotë Ferizi.

Kryefamiljari, pronar i një trualli prej 50 dynymë në zonën e Shkozetit, tokë e trashëguar nga i ati, bën deklarata të forta për të ardhmen ne rast se problemi i tij nuk do të gjejë zgjidhje.

“Nuk jam penduar fare që mora edhe fëmijët aty lart, biles-biles këtë ta them me bindje të plotë që fëmijët do ta instruktoj edhe për gjëra të tjera, se prona është pronë dhe nuk i falet kurrkujt. Instruktimi? Në mënyrë ligjore po e kërkoj unë pronën. Po nuk e mora unë në mënyrë ligjore, cfarë të kërkojnë më në mënyrë ligjore fëmijët e mi?! Mund ta kërkojnë në mënyrë tjetër, apo dikush tjetër që jemi këtu sepse prona s’i falet kurrkujt”, thotë ai.

Djali i tij 14 vjec, Geni flet me po të njëjtën bindje si babai.

“Do bëja cfarëdo që babi të më kërkonte”, thotë djaloshi.

Familja Haxhija jeton vetëm me ato pak para që fiton zonja e shtëpisë, e cila punon gjatë natës në një furrë buke. Kjo gjë e bën më tepër vuajtës Ferizin, i cili ka trashëguar një pronë nga e cila nuk përfiton praktikisht asnjë metër.

“Asnjë metër të kthyer. Prona jonë përfitohet nga të tjerët, fitojnë të tjerët me pronën tonë. Ne vuajmë ata janë bërë milionerë. Kjo punë nuk duhet të shkojë kështu gjithë jetën. Nuk ka ku të shkojë më keq se sa ne, me një rrogë 200 mijë lekë, me një punë të zezë me ditë dhe me gjashtë vetë për të mbajtur, me katër fëmijë që duhet t’i coj në shkollë. Biles ndonjëherë më mbushet mendja që t’i heq nga shkolla fare”, shprehet ai.

Pritja e tij e ka një kufi. Krejt gjakftohteë Ferizi i bën vetes një premtim.

“Nuk e them për presion, por e them publikisht me burrëri dhe fjalë të mbajtur, një ditë nuk e di se si mund të kurdiset, ka njerëz të pafajshëm aty që punojnë për copën e bukës, por unë ua kam bërë të qartë edhe atyre qëkur kam hipur në tarracë, ajo pronë është pronë private, është prona ime”, thotë Ferizi.

Top Channel