Festivali i librit dhe i artit

23/04/2014 00:00

Në ditën ndërkombëtare të librit, nisi në Tiranë “Festivali i librit dhe i artit”, i cili do të zhvillohet pranë Muzeut Kombëtar deri më 27 Prill. Një ndërthurje e letërsisë me artet pamore.

Një sërë promovimesh botimesh të reja, mes të tjerash edhe nga shtëpia botuese “Saras”, por edhe konferenca, të tilla si “Letërsia e angazhuar dhe gruaja”, ku në panel do të jenë ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, gazetarët dhe shkrimtarët Daria Bignardi e Rudina Xhunga.

Takime të ndryshme me shkrimtarë shqiptarë e të huaj. Pamur, dedikuar artit, do të prezantojë gjatë ditëve artistët që kanë paraqitur punimet e tyre.

Në kënde të ndryshme të Muzeut, edhe muzikë, ndërsa në ditët në vijim, edhe shfaqje për vogëlushët nga Teatri i Kukullave, por edhe projeksione filmike.

Në përfundim të “Festivalit të Librit dhe Artit”, organizuar nga Shoqëria e Librit Shqip, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Tradukit, do të jepen dy çmime. Ai “Ardian Klosi” për publicistikën më të mirë të vitit dhe “Danish Jukniu” për punën më të mirë të arteve pamore.

Top Channel