Kriza në Ukrainë, trupat amerikane ne Poloni

24/04/2014 00:00

Kontigjenti i parë i trupave ushtarake amerikane ka mbërritur në Poloni në mes të tensionit mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në Poloni deri tani kanë mbërritur rreth 150 ushtarët, të cilëve do t’i bashkohen edhe rreth 450 të tjerë.

Ndërkohë që më vete, Britania ngriti për fluturim avionët luftarakë “Typhoon” për të komunikuar me avionë ushtarakë rusë, të cilët ishin duke fluturuar shumë pranë hapësirës britanike ajrore, në brigjet e Skocisë, bëri të ditur një zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes, por edhe Holanda dhe Danimarka ka bërë të njëjtën gjë pasi 2 avion rusë u afruan kufirit të tyre.

Ministri i Jashtëm i Rusisë tha se Moska do t’i përgjigjet çdo sulmi i cili prek interesat e saja në Ukrainë. Duke folur për televizionin shtetëror rus RT, Sergei Lavrov e krahasoi situatën e tanishme me luftën gjeorgjiane të vitit 2008.

“Në qoftë se interesat e Rusisë do të sulmohen, atëherë unë nuk shoh ndonjë mënyrë tjetër për t’u përgjigjur në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, tha Lavrov.

Ai akuzoi edhe SHBA-të duke thënë se Kievi i filloi operacionet menjëherë pas vizitës së Joe Biden. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit i hodhi poshtë këto komente, duke i cilësuar si qesharake.

Top Channel