Mbi 140 të vdekur nga virusi “Ebola”

23/04/2014 00:00

Numri i viktimave si pasojë e virusit “Ebola” është rritur ndjeshëm. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se të paktën 142 persona kanë humbur jetën deri tani nga virusi në Guine dhe Libi.

Studiuesit mendojnë se një tjetër virus është përgjegjës për epideminë në Afrikën Perëndimore. Guinea është vendi më i prekur, deri tani janë raportuar mbi 200 raste me “Ebola”, nga të cilët kanë humbur jetën 136 persona.  

Epidemia nisi në fillim të këtij viti në fshatrat e pyllëzuara në juglindje të Guinesë. Shifrat e bëra publike së fundmi kanë zbehur shpresat se epidemia është në rënie.

Të gjitha vendet e rajonit kanë shtuar kontrollet shëndetësore nëpër aeroporte, ndërsa Gambia ka mbyllur plotësisht kufirin e saj tokësor me fqinjët e Guinesë.  

“Ebola” është një prej viruseve më vdekjeprurëse në botë, duke shkaktuar ethe hemorragjike, të cilat i marrin jetën 90% të personave të prekur.

Virusi përhapet në gjak, mbyll sistemin imunitar, duke shkaktuar temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe dhimbje të muskujve , shoqëruar shpesh edhe me gjakderdhje.
 

Top Channel