Objekti i gjetur nuk i përket “MH370”

24/04/2014 00:00

Autoritetet australiane kanë përjashtuan mundësinë që materiali i gjetur në jug-perëndim të Australi t’i përkasë avionit të humbur të “Malaysia Airlines”.

Objekti është gjetur gjatë ditës së mërkurë rreth 300 kilometra në jug të Perth nga një pushues. ATSB vendosi të analizojë fotografi të objektit nëse ai kishte të bënte me “MH370” e zhdukur.
 
Fotografitë i ishin dërguar edhe ekipit hetimor të Malajzisë. Shefi australian i Byrosë së Sigurisë së Transportit, Martin Dolan hodhi poshtë çdo shpresë për zbulimin.

“Ne shqyrtuam me kujdes fotografitë e marra nga policia dhe jemi të bindur se objekti nuk ka lidhje me Boeing 777. Po analizojmë çdo të dhënë të dyshimtë, por ky objekt nuk na ndihmon në kërkimin për avionin e zhdukur”, tha Dolan

 

Top Channel