Kenia, autobombë pranë një stacioni policie

24/04/2014 00:00

Një makinë bombë ka shpërthyer pranë një stacioni policie në kryeqytetin e Kenias, Nairobi, duke vrarë 4 persona. Ministria e Brendshme ka bërë të ditur lajmin dhe ka konfirmuar se 2 nga viktimat janë policë.

Pavarësisht se militantët e al-Shabab asnjëherë nuk i kanë marrë përsipër sulmet në Kenia, autoritetet vendase gjithmonë kanë akuzuar këtë grup terrorist si përgjegjës të sulmeve.

Policia ka gjetur edhe një granat të pa shpërthyer në vendngjarje, e cila është çaktivizuar më pas.

Që pas sulmit të shtatorit të kaluar në qendrën tregtare ‘Westgate’ në Nairobi, ku mbetën të vdekur 67 persona, terroristët kanë rritur ndjeshëm veprimin e tyre në këtë vend.
 
Në vitin 2011 Kenia dërgoi trupa ushtarake në Somali për të luftuar grupin terrorist al-Shabab, i cili është i lidhur me al-Qaeda-n, të cilët më pas janë zotuar se do të hakmerren.  

Top Channel