Guardiola: Reali nuk lidhi tre pasime bashkë

24/04/2014 00:00

Pep Guardiola tha se Bayern Munchen zhvilloi një ndeshje të mirë edhe pse u mund 1-0 nga Real Madrid dhe shtoi se shpreson që ekipi i tij të vazhdojë të përmirësohet në ndeshjen e kthimit.

Analiza e ndeshjes – Urime Madridit! Fituan 90 minutat e para dhe tani kemi ndeshjen tjetër në Mynih. Janë skuadra më e mirë në botë në kundërsulm. Ne donim të zotëronim ndeshjen duke mbajtur topin, por na mungoi goli.

Mungesë vertikaliteti?
– Vertikaliteti është virtyt i Realit pasi është një skuadër e shpejtë. Janë atletë dhe nëse i lejon të vrapojnë, nuk ke shanse ndaj tyre.

Forma fizike e Bayern Munchen – Në pjesën e dytë nuk bëmë shumë presion, por është po aq e vërtetë që Reali në pjesën e parë nuk lidhi tre pasime bashkë. Unë jam krenar për skuadrën time pasi dominuam në Madrid.

Top Channel