Ancelotti: Pa Bale ishte e vështirë

24/04/2014 00:00

“Jam i lumtur me të gjitha, me rezultatin dhe me angazhimin e lojtarëve. Ndeshja ishte e vështirë. Luajtëm mirë dhe ditëm të vuanim”, tha Carlo Ancelotti pas ndeshjes që Reali fitoi 1-0 ndaj Bayern Munchen.

Loja – Nuk e nisëm mirë ndeshjen dhe patëm vështirësi. Në pjesën e dytë kishim më shumë kontroll. U mbrojtëm, por dolëm shumë mirë në kundërsulm.

Sistemi – Mbrojmë më mirë me një 4-4-2 kur kemi përballë ekipe që zotërojnë shumë topin. Pa Bale dhe me një Cristiano në 50% të formës, nuk është e lehtë të fitosh.

Rezultat i ngushtë – Rezultati është i mirë. Është një avantazh i vogël dhe në ndeshjen tjetër do japim maksimumin, ashtu siç bëmë sot.

Zëvendësimi i Cristianos
– E kishim vendosur që para ndeshjes. Nuk donim të rrezikonim në mënyrë që mos të lodhej muskuli. Cristiano luajti mirë. Nuk ishte 100%, por u sakrifikua shumë dhe të martën do të jetë më mirë. Bale gjithashtu.”

Top Channel