Elbasan, bllokohen “sharrat” ilegale

24/04/2014 00:00

Inspektoriati Kombëtar i Mjedisit ka bllokuar në qarkun e Elbasanit 21 subjekte të paliçencuara të cilat shfrytëzonin lëndë drusore në këtë qark.

Në krye të këtij aksioni ka qenë kreu i inspektoriatit, Ergys Agasi, i cili ka deklaruar se nuk do tolerohet asnjë subjekt që nuk disponon dokumentacionin e duhur për shfrytëzimin e pyjeve.

“Kemi nisur një aksion këtu në Elbasan, për të verifikuar të gjitha subjektet, me leje apo pa leje. Na rezultojnë 21 subjekte të paliçencuara dhe po merren masat për sekuestrimin e lëndës drusore pa dokumentacion dhe për ndjekjen penale për subjektet që kanë bërë këto shkelje”, ka deklaruar Agasi.

Agasi theskoi se ky aksion do të shtrihet në të gjithë vendin. Aktualisht po kontrollohen subjektet në Malësine e Madhe, Pukë, Shkodër dhe Korçë. Përveç subjekteve të paliçencuara, Inspektoriati i Mjedisit po ushtron kontrolle edhe në subjektet e liçencuara.

Top Channel