Itali, shqiptari pranon krimin e dyfishtë

24/04/2014 00:00

Një 29-vjecar shqiptar, emigrant në Itali, i cili dyshohet si autori
kryesor i vrasjes së ish-partneres së tij në 1 mars të këtij viti, në
Rimini, ka rrëfyer se ka vrarë të dashurin e fundit të ish-partneres së
tij.

Dritan Demiraj, me profesion bukëpjekës në shtetin fqinj, ka treguar se ka vrarë Silvio Mannina-n 30 vjec, me origjinë bolonjeze, i cili kishte patur një lidhje me viktimën Lidia Nusdorfi, me të cilën autori i krimit ka edhe një fëmijë.

Hetuesit kishin nisur punën që në momentin kur zbuluan një sms, që shtetasi italian i kishte çuar gruas në fjalë, për ta takuar në stacionin hekurudhor të Mozzate-s, aty ku ndodhi edhe krimi. Fillimisht u mendua se Mannino ishte bashkëpunëtor me Demirajn, në realizimin e krimit të tmerrshëm, por hetimet çuan në përfundimin se ky shtetas jo vetëm nuk ishte bashkëpunëtor, por ishte edhe ai viktimë e ngjarjes së hidhur. Në fund ka qenë vetë Demiraj ai që ka pranuar se e ka kryer këtë krim, duke zbardhur tërësisht skenën e ngjarjes.

Top Channel