Ish i dënuari politik tenton të vetëdigjet

24/04/2014 00:00

Një ish i dënuar politik tentoi të vetëdigjet me benzinë përpara
ndërtesës së Parlamentit, ndërsa pritet të fillojë seanca plenare.

Kujtim Gaziu nuk arriti ta realizojë qëllimin e tij, pasi policia arriti ta neutralizojë në kohë.

Pas kësaj ngjarje, policia ka shoqëruar shtetasin në komisariat, duke e lene te lire pas disa oresh.

Jo zyrtarisht mësohet se mund të ketë një rinisje të grevës së urisë së ish të përndjekurve politikë, pas asaj të tetorit të vitit 2012, e cila për shkak të indiferentimit të qeverisë së athershme coi në vetëflijimin vdekjeprurës të ish-të përndjekurit politik Lirak Bejko dhe në vetëdjegien e Gjergji Ndrecën, por fatmirësisht pa i shkaktuar atij vdekjen.

Lidhur me këtë rast, Avokati i Popullit, Igli Totozani u shpreh se ka mënyra të tjera për të zgjidhur problemet, ndërkohë që kërkoi caktimin e një afati të qartë për dëmshpërblimin financiar për ish të përndjekurit.

Totozani i bëri thirrje përfaqësisë së ish të përndjekurve të diskutojnë në Zyrën e Avokatit të Popullit për problemet dhe shqetësimet e tyre.

Top Channel