Kanabisi, i rrezikshëm për zemrën

24/04/2014 00:00

Tymosja e marijuanës rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sidomos tek të rinjtë. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një studim i Universitetit të Tuluzës në Francë.

Kërkuesit shkencorë të këtij universiteti kanë vëzhguar rreth 2 mijë pacientë me probleme shëndetësore që lidheshin me përdorimin e kanabisit dhe identifikuan 35 prej tyre me probleme të rënda kardiovaskulare.

Dr. Emilie Jouanjus, udhëheqësja e studimit, tha: “Njerëzit mendojnë se hashashi nuk të bën dëm, por ata duhet të marrin më shumë informacion mbi dëmet që shkakton ai. Sidomos, ky informacion është i nevojshëm në ato vende ku marijuana po legalizohet.”

“Njerëzit që kanë një zemër të dobët dhe që kanë pasur probleme të mëparshme kardiovaskulare, janë shumë më të rrezikuar nga tymosja e kanabisit”, shton Dr. Joaunjus.

Studimi është publikuar në ‘Journal of the American Heart Association’.

Top Channel