Tiranë, shkatërrohet baza e prostitucionit

24/04/2014 00:00

Policia e Tiranës ka shkatërruar një bazë prostitucioni dhe ka vënë në
pranga 3 persona, ndërsa dy të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë.

“Rreth orës 17:15 u arrestuan në flagrancë Agron Koçit, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për mbajtje e lëndëve narkotike, Liljana Aliko, 24 vjeçe, lindur dhe banuese në Delvinë dhe Oltion Mehmeti, 28 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës. Ndërkaq, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, ndaj Hekuran B., 56 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, pronar i hotelit dhe Nazmije V., 47 vjeç, lindur në Dibër dhe banuese në Tiranë, menaxhere e hotelit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas arrestimit dosja me materialet në ngarkim të tyre ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “shfrytëzimit për prostitucion” dhe “prostitucion”.

Top Channel