Shkodër, vrau për hakmarrje, në kërkim 33-vjeçari

24/04/2014 00:00

Policia e Shkodrës ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes me
snajper të një ditë më parë në fshatin Vukatanë të shtetasit Kolë Drini
61 vjeç.

Sipas policise 33-vjeçari Eduart Arra nga Vau i Dejes eshte shpallur ne kerkim pasi dyshohet te jete personi qe qelloi per vdekje 61-vjeçarin. Autori ka kryer vrasjen per te marre gjakun e xhaxhait te vrare 21 vite me pare. Sipas grupit hetimor vellai i viktimes shtetasi Mark Drini, emigrant SHBA ka varre per motive te dobeta ne vitin 1993 shtetasin Ludovik Arra qe eshte dhe xhaxhai i autoritit te vrasjes.

Viktima e dites se merkurë 61-vjeçari Kole Drini eshte qelluar per vdekje nga nje arme snajper ne kohen qe ishte duke punuar token se bashku me bashkeshorten e tij. Ndaj te dyshuarit si autor i krimit shtetasit Eduardt Arra qe tashme eshte shpallur ne kerkim jane ngritur akuzat e vrasjes me paramendim dhe armembajtjes pa leje.

Top Channel