Artistet e TKOB-së kanë protestuar kundra nismës së Ministrisë së
Kulturës për të pajisur me kontrata të përkohshme të gjithë artistët e
këtij institucioni.

Per ta kjo eshte nje menyre per te mbyllur vendet e tyre te punes. Partia Demokratike nepermjet zedheneses se saj Laura Vorpsi ka denoncuar kete vendim, duke e cilesuar si nje akt te shemtuar, pjese te agresionit qeveritar qe nuk kursen as TKOB dhe artistet.

Ajo tha se me parimin e zhbërjes, Qeveria po hedh poshtë kontratat e punës së artistëve duke i kaluar ata në provë. Vorpsi ka akuzuar Kryeministrin Rama, duke thene se ai ka vendosur t’i kapë edhe këto institucione, duke shtuar se tashme do te jete ai qe do të miratoje edhe pjesët që do të vihen në skenë në teatër dhe në balet.

Partia Demokratike i kerkoi Qeverisë të tërhiqet nga ky akt. Nderkohe, Ministrja e Kultures Mirela Kumbaro eshte shprehur se artistet jane keqkuptuar ne lidhje me kontratat qe ata kane denocuar si tremujore. Ne fakt, sipas saj do te jene 6 mujore. Ne kete menyre, ka theksuar Ministrja, do t’i hapet rruge sistemit te konkurseve dhe meritokracise. Ajo ka shtuar edhe se nje pjese e artisteve nuk kane kontrata te rregullta, konform ligjit te punes.

Top Channel