Një cift britanik punësoi një dado për t’u kujdesur pas vajzës së tyre, por shpejt nga shtëpia nisën të mungonin veshje, bizhuteri dhe aksesorë të tjerë të kushtueshëm.

Pasi vunë re se gjërat në shtëpi kishin nisur ‘të zhdukeshin’ cifti Becki dhe Bradley Canning nga Exeter nisën hetimet personale për gjetjen e hajdutit. Ata thonë se fillimisht nuk u shkonte mendja kurrë që do t’i vidhte dadoja e vajzës së tyre, 23-vjeçarja Pascal Sherwin të cilën e konsideronin pjesë të familjes.

Por në një kontroll të thjeshtë në profilin e Facebook-ut të dados, Becki vuri re se ishte pikërisht 23-vjeçarja autorja, madje në disa prej fotove të saj ajo kishte dalë me rrobat dhe bizhuteritë e saj. Becki rrëfen se në njërën prej fotove ku 23-vjeçarja ishte veshur me rrobat dhe bizhutë e vjedhura edhe ishte etiketuar.

“Nuk e di nëse është një veprim naiv apo thjesht tallës me mua. Ajo që di është se u ndjeva keq dhe printova gjithë fotot ku ajo kishte dalë me rrobat, varëset dhe byzylykët e mi dhe shkova në polici”, rrëfen ajo.

Por në polici u dhanë se provat janë të pamjaftueshme dhe jo bindëse, ndaj kërkuan akoma më shumë. Për t’i siguruar këto, cifti vendosi të instalojë në banesën e tyre katër kamera të fshehta. Në 3 ditë filmime u siguruan provat e mjaftueshme që ‘kapnin mat’ dadon hajdute.

Para gjykatësit, Pascal Sherwin pranoi se kishte vjedhur rroba dhe bizhuteri dhe mori një dënim prej 200 orësh punë në komunitet.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel