Parlamenti i Serbisë, tashmë me përbërje të re, ka nisur punën për formimin e koalicionit të ri qeverisës, që pritet të jetë gati brenda javës.

Deputetët shqiptarë nga Lugina e Preshevës kanë vendosur të bashkohen me grupin parlamentar të Partisë Demokratike të sanxhakut të boshnjakëve, e cila përbëhet nga tre deputetë.

Ligjvënësit shqiptarë shprehen të bindur se një bashkim i tillë mund të jetë efikas përsa i përket ndikimit të tyre në Kuvend.

“Me një frymë të re ne besojmë se si deputetë do japim kontributin tonë në dy drejtime: në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe në kompletimin e infrastrukturës ligjore për integrimin e vendit në BE”, deklaroi Riza Halimi nga Partia për Veprim Demokratik.

Ndërkohë, pjesë e ekzekutivit të ri do të jenë edhe socialistët e kryeministrit në ikje Ivica Daçiç, si dhe minoriteti hungarez i Vojvodinës. Ndërsa në krye të saj do të jetë Aleksandar Vuçiç, si njeriu që mori më shumë vota në zgjedhjet parlamentare.

Top Channel