Ndërsa i dashuri i saj luante ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, atë kundër Bajernit të Mynihut në Madrid, ajo përtej Atlantikut tregoi edhe njëherë se përse është ndër modelet më të kërkuara sot.

Irina Shyak ishte pjesë e një seti fotosh të shkrepura në brigjet shkëmbore të Majemit në Shtetet e Bashkuara. Modelja 28-vjeçare tregoi linjat e saj perfekte me një fustan të bardhë dhe të shkurtër, ndërsa fotografët e vëmendshëm fiksuan edhe një moment kur ajo po ndërrohej nën tendë.

Një ditë më parë, Irina tregoi sensin e saj të humorit kur postoi në Instagram një foto të sajën duke pastruar me shënimin: “Edhe modelet pastrojnë!”

FOTO GALERI
1/12

Top Channel