Shtëpia e ëmbla shtëpi. Banesa ku jetojmë është mjaft e rëndësishme, sidomos për familjarët. Për arkitektët arredimi i shtëpisë përfaqëson karakterin e personit. Por cilat janë tendencat e këtij viti në arredim?


Çdo vit në “Fiera Del Levante” në Milano bëhet prezantimi i mobiljeve të reja, tendencat e vit të cilat në treg dalin në muajin shtator. Këtë vit u zhvillua nga data 8- 13 prill. Matilda, një arkitekte ka qenë nga data 9- 13 për të parë gjithë pavionet e superkuruara të firmave më të mëdha në Europë. Për herë të parë këtë vit kishte pavion të dedikuar kuzhinave dhe tualetit.

Në Shqipëri arredimi i banesave nga profesionistë është pak i përhapur. Por cilat janë preferencat e shqiptarëve? Për këtë Pasdite e kësaj të enjte shkoi në banesën e tre personave të famshëm, dy këngëtare dhe një atleteje.

Në shtëpinë e Valbona Memës, Irini Qirjakos dhe Klodiana Shalës

Valbona ka një apartament tek “Komuna e Parisit”. Apartament komod, kjo është gjëja e rëndësishme për të. Dominon ngjyra pana e kuqe dhe ka shumë foto me përmasa të mëdha të Valbonës. Është e stilit modern, minimalist. Sapo të shkojë tek shtëpia e re arredimin dëshiron ta bëjë vetë dhe të jetë e stilit klasik pasi do të ketë më shumë hapësirë.

Irini banon në katin e fundit të një pallati tek zona e Freskut. Kjo i ka dhënë një frymëmarrje të madhe pasi ka shumë hapësirë dhe verandë. Shtëpia është e stilit klasik ndërthurur me modernen. I pëlqejne gjërat e rënda, lekura, druri. Ka shumë piktura në shtëpi. Për disa gjëra i pëlqen të investojë, një ndër këto gjëra janë edhe tapetet. E ka bërë mobilimin vetë dhe ka shumë aksesorë që i ka marrë në vendet ku ka shkuar.

Klodiana Shala jeton në një apartament tani. Më përpara ka jetuar në një shtëpi të madhe me shumë gjelbërim. Është në një moment që po ndërron sërish shtëpi. Është shumë e vëmendshme ndaj arredimit dhe dëshiron ta bëjë vete.

Salloni i bukurisë së shtëpisë

Desdemona Kushe 10 vjet më parë vendosi t’i përkushtohej pasionit të saj. Me profesion juriste dhe e punësuar në fushën e drejtësisë, mori një vendim të rëndësishëm, të sillte në Shqipëri një ndër linjat më prestigjoze të tekstilit.

Në nëntor të vitit 2004 filloi aktivitetin e saj. Vetëm një zonjë e dhënë pas mobilimit dhe kujdesit deri në detaj për shtëpinë mund t’i kushtonte të gjithë vëmendjen e saj një sipërmarrjeje të këtillë.

Dita e saj nis herët dhe përfundon në mbrëmje, pa u kursyer në kohë, e rrethuar nga tekstile me shumë shije, komode dhe luksoze. Dizajnet ekskluzive të disa markave më të njohura në treg, janë në Shqipëri falë këmbënguljes së Desdemonës

Top Channel