Ish-kryeprokuroja e gjykatës së Hagës, Carla del Ponte është shprehur e habitur me vendimin për themelimin e Gjykatës Speciale për Kosovën.

“Më duhet të pranoj se jam e habitur me këtë vendim”, ka thënë Del Ponte në një intervistë për radion zvicerane SFR. Ajo ka vlerësuar se nuk ka nevojë të ketë një gjykatë të re për krimet e pretenduara të luftës në Kosovë dhe është shprehur skeptike për suksesin e saj.

“Kam dyshime për këtë. Të gjitha hetimet që janë kryer për krimet e supozuara në Kosovë, për të cilat planifikohet të ngrihet gjykata, deri më tani nuk kanë sjellë asgjë në dritë”, ka thënë Del Ponte.

Ajo ka vijuar më tej se, një gjykatë që trajton krimet e kryera në hapësirën e ish-Jugosllavisë ekziston dhe ajo është gjykata ndërkombëtare e OKB-së në Hagë.

“Të gjitha hetimet që janë bërë për krimet e mundshme në Kosovë kanë qenë pjesë e kësaj gjykate”, ka shtuar ish-kryeprokurorja gjatë intervistës.

Top Channel