U zu, ra pa ndjenja…u zgjua gjeni

24/04/2014 00:00

Jeta e Jason Padgett ishte e thjeshtë. Pasioni dhe misioni i tij ishte stërvitja, të bënte flokët me xhel dhe të frekuentonte deri vonë baret dhe lokalet e natës.

Pikërisht në një nga këto bare, në një natë të bukur, kur Jason ishte në gjendje të dehur, do të ndryshonte krejtësisht rrjedha e jetës së tij. Ai u përfshi në një zënkë masive ku u bë pre e disa goditjeve nga të panjohur me të cilët u zu aty për aty.

Jason humbi ndjenjat, u shoqërua në spital, u përmend…dhe gjithcka si me magji kishte ndryshuar. Ai që dikur kishte alergji nga librat tashmë ishte i interesuar për librat, vecanërisht për ata në fushat ekzakte.

Krejt papritur ishte shndërruar në një gjeni në gjeometri. Zënka ka ndodhur 12 vjet më parë, por vetëm tani është bërë publike historia e tij. “Struck by genius” është libri i publikuar ku ai rrëfen se si një traumë cerebrale e bëri gjeni në matematikë, një vepër e shkrimtares Maureen Seaberg të cilës iu deshën vite për t’i mbushur mendjen që ta bënte publike jetën e tij.

Ndryshimi i tij në terma mjekësore quhet “sindroma Savant” ku pas traumash apo goditjesh të fuqishme të trurit, personave mund t’u zhvillohet aftësia në një fushë të caktuar. Padgett është pjesë e një grupi prej disa dhjetra personash në mbarë botën që janë regjistruar me këtë sindromë.

Dy vjet më parë, një britanike ‘zbuloi’ talentin në pikturë pasi kishte pësuar një incident në banesën e saj, ku kishte përplasur kokën pasi ishte rrëzuar nga shkallët.

Top Channel