Kore, familjarët e të zhdukurve akuzojnë zyrtarët

24/04/2014 00:00

Familjarët e pasagjerëve të zhdukur të tragetit të mbytur në Korenë e Jugut kanë akuzuar zyrtarët dhe policinë koreane se nuk kanë vepruar menjëherë dhe në mënyrën e duhur pas njoftimit për mbytjen e tragetit.  

Familjarët kanë akuzuar Ministrin e Peshkimit, Lee Ju- ri dhe 2 zyrtarë të Rojes Bregdetare se kanë mashtruar publikun në dhënien e informacioneve në lidhje me ecurinë e operacionit të shpëtimit të pasagjerëve.

“Si mund të na mashtroni, duke thënë se keni qenë në vendin e ngjarjes duke u përpjekur të shpëtoni fëmijët tanë”, ka thënë një nënë, duke iu drejtuar zyrtarëve.

Vdekjet e konfirmuara nga mbytja e tragetit javën e kaluar në Korenë e Jugut kanë shkuar në 180, pasi polumbarët kanë rekuperuar më shumë trupa nga objekti i fundosur, ndërkohë që 122 të tjerë janë të zhdukur.

Shpresat për gjetjen e ndonjë personi tjetër të mbijetuar janë shuar, pas kontrollit në nivelin e tretë dhe të katërt të anijes, ku shumë pasagjerë u menduat të ishin të bllokuar.

Në bordin e tragetit ndodheshin 476 persona, përfshirë 339 fëmijë dhe mësues që ishin në një ekskursion, shumica e të cilëve mbetën të bllokuar teksa mjeti lundrues u përmbys anash dhe u zhyt.

Top Channel