Rikthim prej kampioni i Phelps

25/04/2014 00:00

Rikthim i suksesshëm në garim për notarin amerikan, Michael Phelps, fitues i 22 medaljeve olimpike, 18 prej të cilave të arta.

Pas një shkëputje nga sporti për rreth 2 vjet, që prej “Olimiadës Londër 2012”, Phelps mori pjesë gjatë ditës së enjte në garën e 100 metrave, stil ‘flutur’, në  Grand Prix Arena në Arizona.

28-vjeçari ishte më i shpejti me 52.84 sekonda, duke lënë pas Ryan Lochte me 52.94, diferenca e vogël premton për një finale emocionuese mes 2 sportistëve.

“Nuk doja të qëndroja ende jashtë, nuk mund të prisja më. Jam mjaft i kënaqur me këtë paraqitje”, ka thënë Phelps menjëherë pas garës.

Pas këtij turneu, duket se synimi i tij do të jetë pjesëmarrja në “Olimpiadën Brazil 2016’.

Top Channel