Bolivi, shkarkohen një numër i madh ushtarësh

25/04/2014 00:00

Më shumë se700 trupa ushtarake janë shkarkuar, pasi kishin protestuar për kushte më të mira pune.
 

Zyrtarët ushtarakë i kanë akuzuar ushtarët se kanë kryer akte rebelimi dhe trazira e për pasojë kanë cenuar nderin e Forcave të Armatosura.

Ushtarët e larguar kanë kërkuar të zhvillojnë një takim me Presidentin Evo Morales. Protesta nisi ditën e martë me rreth 500 ushtarë, por të enjten numri i protestuesve shkoi mbi 1 mijë.

Nënoficerë dhe rreshterë, të veshur me uniforma marshuan në kryeqytetin La Paz. Protestuesit kërkojnë reforma, të cilat t’i mundësojnë të drejtat e studimit , në mënyrë që të kenë mundësi të bëhen oficerë karriere.  

Gjithashtu ushtarët kërkojnë edhe lirimin e 4 drejtuesve të protestave, të cilët u arrestuan gjatë ditës së hënë.
Ministri i Mbrojtjes ka thënë se disa nga kërkesat e ushtarëve do të plotësohen, por deri tani presidenti nuk ka folur publikisht mbi këtë çështje.

Top Channel