Katër gjëra që mund të kuptojmë nga zëri i një personi

25/04/2014 00:00

Mbase në fillim do t’i shihi me dyshim katër gjërat që mund të kuptohen
nga zëri i një personi! Por, në të vërtetë, vetëm nëpërmjet zërit ne
arrijmë të marrim shumë informacione.

Ja se cilat janë ato…

Mosha

Nga zëri i një personi mund të identifikohen shumë gjëra të ndryshme: një nga këto është edhe mosha! Po, pikërisht kështu! Sipas një studimi të bërë këtë vit, studiuesit u kanë kërkuar 97 personave që të dëgjonin zërat e 100 njerëzve të tjerë të moshave nga 2 deri në 67 vjeç.

Në shumicën e rasteve, personat e marrë në eksperiment kanë mundur të zbulojnë moshën e vërtetë të personave të tjerë nga ana tjetër e telefonit. Madje ky studim është publikuar në një revistë të njohur shkencore sociologjike e psikologjike.

Gjatësia

Sipas një studimi të prezantuar në një mbledhje shkencore vitin e kaluar, vetëm pak fjalë të shqiptuara me zë të lartë nga dy bashkëbisedues në telefon, do të mjaftonin për të përcaktuar se cili nga dy folësit është më i gjatë. Ashtu siç raportohet nga ky studim, çelësi për të deshifruar këto karakteristika fizike është intonacioni i zërit, sepse personat më të gjatë kanë një zë me një ton më të thellë.

Sensualiteti

E pabesueshme, por e vërtetë! Sipas një studimi tjetër, të publikuar në një revistë të njohur të vitit 2013, sensualiteti i një personi mund të njihet nga zëri i tij. Duket se meshkujt preferojnë femrat me një zë më të mprehtë, që zakonisht përputhet me një trup më të hollë. Ndërsa femrat preferojnë meshkujt me zë të thellë, sepse duken padyshim më burrërorë. Ndërkohë, ekziston edhe një studim tjetër, i vitit 2011, i publikuar në të njëjtën revistë, sipas së cilës burrat me një zë më të ulët kanë spermatozoidë me cilësi më të ulët në krahasim me ata që kanë një zë më të lartë!

Orientimi seksual

Psikologët në Universitetin e Ohajos në SHBA, besojnë se madje nëpërmjet zërit mund të identifikohet edhe orientimi seksual i bashkëbiseduesit! Vullnetarët e një eksperimenti, në fakt, kanë mundur të zbulojnë nëse një person ishte gej ose heteroseksual në 75 për qind të rasteve!
 
Zëri zbulon karakterin e njeriut

Në zërin e njeriut mund të perceptojmë gjurmë që shfaqen shumë më tepër se ç’presim realisht, që na ndihmojnë ta deshifrojmë karakterin e tij. Nëse një njeri flet me zë të ashpër, sipas të gjitha gjasave edhe karakteri i tij është i ashpër, pohojnë studiuesit. Ata pretendojnë se edhe forca fizike e një mashkulli, mund të konstatohet nëpërmjet zërit të tij. Mjafton të dëgjojmë disa tinguj të zërit të dikujt për të pasur një pasqyrë të përafërt për karakterin e poseduesit të atij zëri. Kjo ishte edhe mënyra se si u realizua ky hulumtim, me anë të të cilit është vërejtur se zëri dhe pamja fizike, mund të zbulojë karakterin e atij njeriu. “Në zërin e njeriut mund të perceptojmë gjurmë që shfaqen shumë më tepër nga sa ne mund të dimë, që na ndihmojnë ta deshifrojmë karakterin e tij. Zëri mund të zbulojë se për çfarë burri bëhet fjalë, i fortë apo i dobët”, tha mjeku Aron Shell, i cili e udhëhoqi studimin.

Top Channel