Everesti pa turistë këtë sezon

25/04/2014 00:00

Alpinistët braktisën kampin në këmbët e Everestit-malit më të lartë të
botës – pas ortekut që vrau 16 persona, ngjarje që shtoi pasigurinë në
këtë sezon ngjitjeje.

Sherpasit, siç njihen banorët e Himalajave që jetojnë në kufirin mes Nepalit dhe Tibetit të njohur për aftësitë e tyre në ngjitje- kërkojnë siguri më të madhe për jetën.

Debate dhe konflikte pati edhe për ndarjen e të ardhurave mes shoqëruesve të grupeve të alpinisteve, madje pati dhe nga ata që vendosën të lënë punën. Ekziston frika që ndoshta këtë vit, maja më e lartë e botës nuk do të shkelet nga alpinistët.

Mbi 300 alpinistë të huaj po beheshin gati t’i ngjiteshin Everestit, por vdekja e 13 sherpasve dhe humbja e 3 te tjereve fshiu shpresat dhe shqetesoi shumë prej alpinistëve. Orteku i së premtes së kaluar, ishte aksidenti i vetëm vdekjeprurës në alpinizmin modern, në majën më të lartë të botës.

Ai goditi zonën mbi kampin e Everestit në një lartësi prej 5800 metrash.Sherpasit mund të fitojnë mbi 8000 dollarë gjatë sezonit 3-mujor të ngjitjes, që është 10 herë më e lartë se rroga mesatare në Nepal, një prej vendeve më të varfër të Azisë. Por korrespondenti i BBC-së në Azinë Jugore thote se “nuk duket kaq mirë, kur qeveria po fiton miliona dollare cdo vit përmes tarifave të ngjitjes. Disa prej kompanive-guida u kërkojnë klientët deri ne 60 mijë dollarë për person”. Udherrefyesit qe humben jeten ishin ngjitur në një vend te pjerrët, për të fiksuar litarët për alpinistët që do të ngjitnin Everestin. Megjithese jo në një lartësi të madhe, Kumbu, është një prej pikave më të rrezikshme, por nuk ka shtigje te sigurt në rrugën e përshkruar fillimisht nga Sër Edmund Hilari dhe Tenzig Norgei në vitin 1953. Qe prej ketij viti,Everesti është ngjitur nga 3000 alpinistë.

Top Channel