“Time” publikon listën e 100 njerëzve më me ndikim

25/04/2014 00:00

Revista “Time” e ka çelur listën e 100 njerëzve më me ndikim në botë me këngëtaren Beyonce.

Profili i saj është shkruar nga drejtoresha ekzekutive e Facebook-ut, Sheril Sandberg e cila e përshkruan kështu: “Ajo jo vetëm ulet në tryezë, por di të ndërtojë një tjetër më të mirë”.

Së bashku, ato ishin pjesë e një fushatë për të ndaluar përdorimin e fjalës “Bosja”, që përdoret për femrat në punë.Beyonce është vlerësuar për rregulla të forta në industrinë muzikore dhe shitje rekord, kur ajo nxorri albumin e saj në dhjetor, vitin e kaluar.
Sendberg tha se Beyonce e ngriti zërin si në skenë dhe prapa saj duke u kërkuar grave të jenë të pavarur dhe të udheheqin. Cili është sekreti i saj? Sipas Sheril Sendberg, puna e palodhur, ndërshmeria dhe vërtetësia.

Të renditur në listën e “Time” ku bënin pjesë artiste, politikane dhe njerez të biznesit ishin edhe Papa Francesk, profili i të cilit ishte shkruar nga Barak Obama, i cili e quajti Atin e Shenjte “një udheheqes të moralshëm në fjalë dhe vepra”. Për çdo personalitet të përzgjedhur, një tjetër po kaq i njohur shkruante disa paragrafe rreth tij.

Shefja e Fondit Monetar Nderkombetar shkruante per Jenet Yellen dhe aktorja Lupita Nyong`o shkruante per regjisroin Steve McQuin.

Lista e këtij viti përfshinte 41 femra, një record i ri. Themeluesi i Amazon, politikanet Hillary Clinton, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti rus, Vladimir Putin, krahas tyre edhe super-producenti Ferrel ëilliams ishte pjesë e listës së njerezve më me influencë në botë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel