Kur të merr uria nuk ka rëndësi shumë pamja e jashtme teksa paraqitesh në një pikë të ushqimit të shpejtë.

Komediani nga Katari, Hamad al Marri u shfaq krejt papritur mbi devenë e tij në sportelin e një pike të ushqimit të shpejtë dhe sikur të mos kishte ndodhur asgjë, qëndroi në radhë dhe dha porosinë e tij; një sanduiç.

Stafi mbeti i habitur, por morën anën humoristike të skenës që panë dhe pa u menduar më gjatë i përgatiten porosinë Hamadi-t dhe Jim (deveja e tij).

E gjithë skena ndodhi në një zonë me kalimtarë në Doha, kryeqytetin e Katarit dhe dikush diku mesa duket ka njoftuar policinë. Kjo e fundit mbërriti menjëherë, por nuk kreu asnjë veprim, ndërsa komediani po: “Cfarë ka? S’keni parë ndonjëherë një burrë dhe devenë e tij?”, u tha ai policëve.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel