Majlinda Kelmendi triumfon sërish. Xhudistja nga Kosova rrëmbeu medaljen e artë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Francë. Maljinda fitoi për herë të parë një medalje në një garë europiane dhe në finale mundi rusen Natalia Kuziutina. Kjo është medalja e dytë e rëndësishme pas titullit botëror që fitoi vitin e kaluar.

Ndjeshmëria ndaj çështjeve të mjedisit ka bërë që të zbresin në rrugë shumë të rinj për të pedaluar në formë proteste në Ditën Ndërkombëtare të Tokës. Në mes tyre nuk mungonin nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa”, të cilët janë përherë të pranishëm kur bëhet fjalë për ambientin.

Një 9-vjeçar nga Dallasi kishte kursyer para’ mjaftueshëm për të blerë një PlayStation 4, por në vend të vidolojës ai vendosi të shpëtojë disa jetë. Edhe pse i kishte kursyer gjatë një viti paratë, Hector Montoya i shpenzoi për të blerë detektor zjarri për komunitetin e tij në Grand Prairie. 9-vjeçari vendosi të kontribuojë kur dëgjoi se një nënë dhe fëmija e saj vdiqën tragjikisht në një zjarr. Djali do të fillonte mbledhjen e parave nga e para, por pas publikimit në media, një motër dhe një vëlla nga Teksasi vendosën t’i mbulonin shpenzimet e tij për PlayStation 4 që kushton 400 dollarë.

Ukë Krasniqi nuk është një tifoz i zakonshëm i ekipit të Liverpool. Ai prej 11 vitesh nuk qeth flokët në pritje që skuadra e zemrës të fitojë titullin kampion në Angli dhe nëse çdo gjë shkon sipas parashikimve të kanalit anglez “Channel 4” vetë kapiteni i “The Reds”, Steven Gerard, do të jetë berberi i shqipatrit.

Top Channel