Kinë, gjyshja përpiqet të shesë nipin për të shpëtuar djalin

25/04/2014 00:00

Një gjyshe kineze ka tentuar të shesë nipin e saj 8-vjeçar në mënyrë që të fitonte para’ për operacionin e djalit të sëmurë me leuçemi.

57-vjeçarja Liu Xiaoying dilte në rrugë me nipin pasi kishte shpenzuar të gjitha kursimet e saj për trajtimin e djalit dhe gjithashtu kishte shpenzuar të gjitha paratë e marra borxh.

Një zëdhënës i policisë tha: “Familja nuk ka më para’. Janë të zhytur në borxhe dhe nuk kanë më për të paguar mjekimet e djalit.”

Gjyshja tha për mediat kineze: “Sigurisht që më vjen turp, por unë do e shisja nipin tek një familje e mirë nëse do më vinte një ofertë. Me ato para’ do të shpëtoja djalin tim.”

Tashmë, policia i ka bërë të qartë gjyshes se nëse përpiqet ta shesë sërish, do i hiqet kujdestaria e djalit të vogël.

Top Channel