55 mijë stërlina për një shishe verë falso

26/04/2014 00:00

Kur pasaniku amerikan Julian LeCraw pagoi në vitin 2006 plot 55 mijë stërlina për një “Chateau d’Yqem” të 1787-ës, ajo u përfol si shifra më e lartë në botë për një verë të bardhë.

LeCraw bleu gjithësej 14 shishe nga një enotekë e njohur e Londrës, por të cilat me kalimin e kohës rezultuan se ishin falso, me etiketën të stampuar në kompjuter.

I irrituar nga ky mashtrim, pasaniku ka vendosur të padisë grupin londinez “Antique Wine Company”, me një kërkesë për dëmshpërblim prej 15 milionë stërlinash. Padia rrezikon të dëmtojë rëndë imazhin e kompanisë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel