Kuvendi i Serbisë votoi qeverinë e re të Kryeministrit Aleksandar Vucic, partia e të cilit fitoi në  zgjedhjet e 16 Marsit.

Qeveria e re do të ketë sfida ekonomike pasi janë premtuar reforma të ashpra në ekonomi dhe në sektorin publik ku të punësuar janë mbi 10 përqind të punëtorëve.

Kjo qeveri nuk ka shumë ndryshime në krahasim me atë të kaluarën dhe përkundër fitores së Vucic, në të do të jetë edhe kryeministri i deritanishëm Ivica Dacic, si ministër i jashtëm.

“Kohët kanë ndryshuar dhe do të ndryshojë edhe Serbia. Qeveria do të ndalojë harxhimet e pakuptimta të parave të popullit dhe do të investojë në vendet e reja të punës dhe në ndihmën për sektorin privat”, tha Aleksandar Vucic, Kryeministër i Serbisë.
 
Ndër të tjera, Vucic tha se do të kujdeset vet për bisedimet me Kosovën dhe politika e deritanishme e shtetit do të vazhdojë.

Vucic, dikur radikal, ka arritur që gradualisht të ngjitet në krye të vendit pasi paraprakisht ishte zv/kryeministër. Është politikan populist, ndërsa është jurist.

Top Channel