Të jesh i martuar do të thotë që je më i rrezikuar nga depresioni. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një studim i fundit i realizuar nga Universiteti i Wisconsin-Madison.

Ngacmimet dhe zënkat e përditshme çojnë në grumbullimin e stresit dhe partnerët nuk i shijojnë më si më parë eksperiencat e bukura.

Studime të mëparshme kanë treguar se të martuarit janë më të lumtur dhe më të shëndetshëm sesa beqarët, por puna 11-vjeçare e kërkuesve shkencorë të Wisconsin-Madison i hedh poshtë këto rezultate.

Studiuesit morën në pyetje një grup të martuarish dhe pyetjet kishin të bënin me nivelin e depresionit. Pas 11 vitesh, të njëjtët persona iu përgjigjën të njëjtave pyetje dhe përgjigjet kishin ndryshuar duke treguar se stresi i kishte ndryshuar mënyrën si i perceptonin gjërat e bukura të jetës.

Studimi është publikuar në Journal of Psychophysiology.

Top Channel