Pakistan, bën sherr me gruan, i pret këmbët

28/04/2014 00:00

Një burrë pakistanez i ka prerë me sëpatë këmbët gruas së tij pas një sherri banal për “punët e shtëpisë”, sipas mediave lokale.

Memoona Bibi po zihej me gruan e tij të dytë kur vendosi të merrte sëpatën dhe të sulmonte barbarisht gruan Siddiq me të cilën kishte më pak se dy muaj martesë.

Ngjarja ka ndodhur në Punjab mbrëmjen e së dielës.

Sipas Online News Network, burri e ka rrahur me shkop gruan para se të merrte sëpatën dhe t’i priste të dyja këmbët.

Top Channel