“Selfie” i Obamës me kryeministrin malajzian

28/04/2014 00:00

Presidenti Barack Obama ishte i parë president në detyrë i Shteteve të Bashkuara që vizitonte Malajzinë që nga viti 1966.

Në qendër të diskutimeve të tij me kryeministrin malajzian Najib Razak në Kuala Lumpur ishte nënshkrimi i një marrëveshjeje tregtare për të sfiduar hegjemoninë kineze në këtë rajon të Azisë.

Një foto “selfie” ka qenë“importi” i parë që presidenti Obama ka bërë në Malajzi. Foto të tilla janë ‘trend’ në rrjetet sociale, aty ku edhe Obama ka publikuar foton e tij së bashku me kryeministrin malajzian.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel