Plas “banana-mania” antiracizëm, shkak Dani Alves

28/04/2014 00:00

E gjithë bota e futbollit ka dalë në krah të Dani Alves, mbrojtësit brazilian të Barcelonës, të cilit i ndodhi një incident i padëshiruar gjatë takimit Villarreal-Barcelona, ku tifozë vendas i hodhën një banane si shenjë racizmi, ndërsa ai iu kundërpërgjigj duke e zhveshur bananen dhe duke e kafshuar.

Dani Alvesh duket se i ka dhënë një “kafshatë” racizmit dhe nuk ka se si të gjithë ata që e luftojnë këtë ves të keq të shoqërisë të mos i bashkohen brazilianit. Në rrjetet sociale ka nisur një modë e re “e çmendur” e fotove me banane, duke nisur që nga futbollistët, për t’i dhënë një mesazh të qartë racistëve.

Nga Neymar e Messi, dy shokë skuadre të Dani Alvesh, e deri te Mertens, Hulk, Roberto Carlos, Aguero, Marta dhe shumë të tjerë nga bota e futbollit, por jo vetëm. Në këtë xhiro tallëse ndaj racistëve janë bashkuar dhe trajneri i kombëtares italiane, Cesare Prandelli, së bashku me kryeministrin e Italisë, Matteo Renzi, të cilët janë shfaqur duke ngrënë nga një banane.

Edhe e fejuara e Balotelli-t, Fanny Neguesha, ka postuar një foto me mesazhin: “Krenare që jam një majmune”.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel