Statusi, Kroacia mbështet Shqipërinë

29/04/2014 00:00

Kroacia mbështet fuqimisht marrjen e statusit kandidat për në Bashkimin Europian për Shqipërinë.

Kështu deklaroi në Tiranë kryeparlamentari kroat Josip Leko, i cili ndodhet për vizitë në vendin tonë. Gjatë një konference të përbashkët për mediat, me homologun shqiptar Ilir Meta, me të cilin paraprakisht zhvilloi një takim, Leko theksoi se është i rëndësishëm bashkëpunimi i Kroacisë me Shqipërinë edhe në nivel parlamentar, ndërsa theksoi se vendet e rajonit, që ende nuk i janë bashkuar Bashkimit Europian, janë në rrugën e duhur.

Nga ana e tij, kryeparlamentari Meta theksoi se me anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Europian, Shqipëria ka fituar një aleat të fuqishëm.

Meta vlerësoi kontributin e Kroacisë në forcimin e rolit të Kosovës në rajon, si dhe kontributin e saj në projektin madhor për gazjellësin.

Kreu i Kuvendit të Kroacisë u takua edhe me drejtuesin e opozitës, Lulzim Basha, me te cilin gjithashtu theksi eshte vene tek procesi integrues i Shqiperise dhe rajonit. Kroacia eshte i vetmi vend i rajonit, anetar i Bashkimit Europian.

Top Channel