‘Amnesty International’, në një raport të fundit ka kërkuar që Athina
duhet të ndalojë dëbimin e paligjshëm dhe të turpshëm të emigrantëve dhe
i ka kërkuar BE-së të vendosë sanksione ndaj Greqisë, për dështimin e
saj ne eleminimin e praktikave të dëbimit të  refugjatëve dhe
emigrantëve, të cilet mbërrijnë në kufijte e saj duke kërkuar mbrojtjen,
sigurinë dhe nje të ardhme më të mirë në Europë.

Raporti i titulluar Greqia “Kufiri i shpreses dhe i frikës” përfshin të dhëna për keqtrajtimin e vazhdueshëm dhe të turpshem nga autoritetet greke qe shkelin drejpersedrejti obligimet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

“Keqtrajtimi i tyre në kufijtë e Greqisë nga persona qe punojne ne institucione shteterore eshte i papranueshem dhe shpeshehere emigrantet dhunohen, u vidhen sendet personale dhe nen kërcënimin e armëve debohen drejt kufirit turk dhe kjo perben shkelje te se Drejtes Greke, Europiane dhe Nderkombetare”, deklaron John Dalhuisen, Drejtor i Projektit për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Raporti eshte bazuar ne deshmite e 148 refugjateve prej vitit 2012 deri ne 2014, te cilet ishin perpjekur te kalonin ne Greqi dhe me shume se gjysma ishin debuar ne menyre te dhunshme dhe te vazhdueshme ne kufijte lindore me Turqine pergjate lumit Evro si dhe nga ishujt Lesvos, Samo dhe Hio ne Egje.

Midis te tjerash pershkruhet edhe rasti i 20 janarit te ketij viti  kur rojet detare greke kane terhequr me shpejtesi per te debuar nje varke me 11 afganeve dhe sirianeve ,prej te cileve 8 ishin femije. Varka eshte mbytur duke marre ne fund te detit 9 prej emigranteve ,por autoritetet greke kane mohuar perseri kete incident. kritika te shumta ka edhe per politikat e BE qe I ka dhene Greqise per rruajtjen e kufijve  lindore nga vala e emigranteve rreth 230 mln euro,por vetem 20 mln per strehimin e tyre ne kampet e ndryshme te vendit.Ne rruget e rrrezikshme detare per te shmangur muret e larta drejt Europes vetem ne Egje ne dy vitet e fundit kane humbur jeten 188 emigrante, shumica gra dhe femije. ‘Amnesty International’ ka mbledhur 95000 firma nga gjithe Europa dhe Izraeli qe kerkojne nga Greqia te ndaloje debimin e dhunshem te emigranteve dhe qe denojne shkeljen e te drejtave njerezore ne kufijte e saj.

Top Channel