Të vdesësh për një mesazh në Facebook të shkruar teksa nget makinën dhe
për një selfie. Nuk është një fushatë e re e shokuese publicitare, por
ajo që i ka ndodhur një drejtueseje në Karolinën e Veriut të Shteteve të
Bashkuara.

Courtney Ann Sanford, sipas raportimeve të “New York Daily News”, ka vdekur si pasojë e një përplasjeje ballore me një kamion, një sekondë pas postimit të fundit në rrjetin social.

Kronologjia e profilit të saj në Facebook flet qartë: Courtney ka publikuar në 08:33 të mëngjesit frazën “Këngët e bukura më bëjnë të lumtur”, duke iu referuar këngës së Pharrell Williams, dhe një minutë më pas ka ardhur telefonata e emergjencës në çentralin e policisë.

Dinamika e aksidentit është e qartë: drejtuesja është hetuar duke shkëputur shikimin nga rruga dhe ka hyrë në karrexhatën e kundërt, prej nga vinte dhe mjeti i rëndë, drejtuesi i të cilit ka shpëtuar i palënduar.

Për më tepër, nga hetimet ka rezultuar se vajza sapo kishte publikuar “selfie” të shumta teksa ishte në timon.

Top Channel