Burri i dehur që ngeci në parkun e lojërave të fëmijëve

30/04/2014 00:00

Një i dehur që kishte ngecur në një park lojërash për fëmijë është shpëtuar nga zjarrfikësit pasi kishte dashur të kalonte përmes një dritareje të vogël dhe pasi ishte bllokuar, e kishte zënë gjumi.

25-vjeçari Ludovit Machacek donte të argëtohej gjatë natës në një park në Karlovy Vary të Republikës Ceke kur mbeti i bllokuar.

“Morëm një telefonatë nga prindërit e një fëmije të zonës dhe na thanë që një burrë kishte ngecur në një nga shtëpizat e vogla. Kur arritëm, pamë vetëm kokën dhe shpatullat e tij që kishin dalë nga dritarja, ndërsa pjesa tjetër e trupit ishte brenda. Ashtu e kishte zënë gjumi dhe i kishte dalë paksa pija. Ishte shumë i turpëruar”, tha Martin Kasel, zëdhënës i zjarrfikësve të Karlovit.

“Nuk kishte dëmtime dhe na tha që shokët ishin larguar pa njoftuar njeri kur kishte ngecur. Nuk besoj se do të kthehet më në parkun e lojërave të fëmijëve pas kësaj që i ndodhi”, tha Kasel.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel