Tribuja ku vajzat martohen që 6 vjeç

30/04/2014 00:00

Fotografi Eric Lafforgue ka fotografuar shumë fise tribale rreth e rrotull botës, por kur u përpoq të shkonte tek Rashaidët në Eritre (Afrikë), e pati shumë të vështirë të gjente një shofer që ishte i gatshëm ta çonte tek ata.

“Nuk gjeja askënd që të më çonte me makinë. Thonin që janë të rrezikshëm, që do më grabisnin dhe se do i grabisnin taksinë edhe shoferit. Pas shumë negociatave, një shofer pranoi, por më la 200 metra larg kampit të tyre”, tha Lafforgue për ‘Daily Mail’.

Por, pse kjo tribu ka krijuar një reputacion kaq të frikshëm? Rashaidët kanë origjinën nga Arabia Saudite, por sot gjenden në Egjipt, Libi dhe Sudan. Ata lëvizin nga njëri vend në tjetrin në kërkim të barit për devetë e tyre. Këto kafshë janë pasuria e tyre e madhe pasi ia shesin sheikëve për 20 mijë dollarë secilën.

Edhe pse kjo tregti i ka bërë shumë të pasur, ata jetojnë në tenda, pa ujë dhe larg teknologjisë. Për t’u martuar, dhëndrri duhet t’i paguajë 40 mijë dollarë prindërve të nuses dhe këto martesa mund të bëhen menjëherë pasi vajza mbush 6 vjeç.

Nëse një femër nuk është martuar deri në moshën 16-vjeçare, ajo konsiderohet se “ka ngelur në derë”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel