Të mbuluar me pluhur dhe duke u endur në grumbujt e shisheve plastike. Kjo është dita e punës ilegale të mijëra fëmijëve në Bangladesh.

Edhe pse në këtë vend nuk lejohet të punosh pa mbushur 14 vjeç, janë më shumë se 1 milion fëmijë poshtë kësaj moshe që janë të përfshirë në punë të vështira dhe të rrezikshme sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

Fotot e mëposhtme janë bërë në kryeqytetin Daka dhe tregojnë fëmijët që punojnë në fabrika riciklimi së bashku me prindërit e tyre.

Edhe pse paga minimale është 66 dollarë në muaj, fëmijët paguhen më pak se kaq dhe shumë prej tyre punojnë edhe 12 orë në ditë duke bërë që të lënë shkollën.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel