Kleriku abuzon me vajzën, prindërit i presin veshët dhe hundën

01/05/2014 00:00

Dy prindër në Afganistan i kanë prerë veshët dhe hundën një kleriku lokal pasi ky i fundit kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tyre 14-vjeçare.

Abdul dhe Sulltana Kahar, nga provinca Baglan, e ftuan hoxhën për darkë në shtëpinë e tyre, e lidhën dhe nisën ta prisnin me thikë në fytyrë.

“Ia preva veshët dhe hundën e më pas i hodha jashtë. Mbase ia kanë ngrënë macet”, tha për Reuters babai i adoleshentes, e cila i kishte thënë prindërve për abuzimin seksual 4 muaj më parë.

Prindërit u arrestuan të dy ditën e martë.

Kleriku 32-vjeçar mohon kategorikisht të ketë abuzuar seksualisht me vajzën, ndërsa policia ka hapur një çështje ndaj tij.

Top Channel