Reklama më e mërzitshme në histori

01/05/2014 00:00

Leica, një prodhues pjesësh për kamera, ka vendosur të bëjë reklamën më të mërzitshme në histori duke publikuar një filmim prej 45 minutash që tregon procesin e lëmimit të kamerës së re, Leica T.

Reklama nis kështu: “A është ky filmimi më i mërzitshëm i bërë ndonjëherë? Mund të jetë nëse ju pëlqejnë gjërat e shpejta apo të gëzueshme.”

Për tre minuta me radhë shikuesi sheh një inxhinier që lëmon kornizën e aluminit të kamerës pa muzikë në sfond.

Lëmimi vazhdon për 42 minuta të tjera derisa paraqitet rezultati i punës së gjatë.

Top Channel