Biznemeni i jep fund jetës nga bixhozi

02/05/2014 00:00

Një menaxher i nje firme autobusësh urbanë, vrau veten mesditën e së premtes në banesën e tij në Tiranë.

Lulzim Saliasi, 42-vjeçar, preu damaret ne apartamentin e tij ne afersi te Prokurorise se Tiranes, duke lene nje leter shpjeguese per familjaret e tij.

Saliasi shpjegonte ne leter se kishte borxhe per shkak te humbjeve te tij ne kumar dhe kerkonte falje perpara familjes. Ne leter 42-vjeçari i linte bashkeshortes amanet dy vajzat e tij dhe i kerkonte qe te kujdesej per to. Saliasi u gjet i vetvrare nga bashkeshortja dhe nipi i tij. Ai kishte lene nje takim me ta dhe kur po vonohej familjaret shkuan ne banese, shqyen porten dhe e gjeten te vetëvrare ne apartament.

Kumari eshte shnderruar ne nje plage te madhe sociale ne Shqiperi. Humbja e parave dhe shkaterrimi i ekonomive familjare si pasoje e lojrave te fatit eshte shkaku kryesor i nje rritjeje drastike te divorceve ne gjykata, por edhe burim i kriminalitetit per shkak te nje zinxhiri borxhesh qe viktimat e ketij vesi krijojne.

Top Channel