Revolucioni i teknologjisë portabël

02/05/2014 00:00

Të dhënat mbi zhvillimin e tregut të “fitness band”, byzylykët
inteligjentë që monitorojnë performancat fizike të përdoruesit që i
mban, sa vijnë e shtohen.

Sipas institutit të kërkimeve Canalys, vetëm këtë vit do të shiten 17 milionë njësi dhe shifra është e destinuar të kalojë 23 milionë në vitin 2015 dhe 45 milionët në 2017.

Zhvillimet e fundit mbi argumentin vijnë nga marka të njohura, duke filluar nga Apple, produkti i të cilës po pritet me padurim, e deri tek Amazon që i ka kushtuar një seksion të veçantë portalit të saj teknologjive portabël.

Dëshirë për iWatch
Në shtëpinë e Mollës flitet se në vjeshtë do të hedhë në treg një produkt që do të jetë më shumë se një orë inteligjente. Pra, jo vetëm stërvitje, por edhe kontakt të vazhdueshëm me telefonin smart për të pasur informacionet në kyçin e dorës.

Software i Nike

Ndërkohë, kolosi i produkteve sportive Nike ka lënë mënjanë projektet e tij hardware dhe është fokusuar tek zemra e byzylykut, software-i, të cilin kërkon ta vërë në dispozicion të iWatch apo iBand të Apple. Dhe kjo është mëse e mundur, duke qenë se menaxheri Tim Cook është njëkohësisht anëtar i bordit të kompanisë numër 1 në botë për produktet sportive.

Acer vjen me Liquid Leap

Ndërkohë, edhe kompania Acer, pas tabletës low cost dhe celularit smart me Android Liquid Jace, po punon për një orë smart me një model që ngjan me atë Gear Fit të Samsung dhe i fokusuar tek performancat fizike. Për momentin nuk ka shumë të dhëna, por konkurrenca sa vjen e rritet.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel